web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundimi i vetingut/ Drejtuesja e KLP-së: Pjesa më e rëndësishme, vendosja e një standardi të ri në drejtësi

17 Qershor 2026, 11:59, Aktualitet CNA

Përfundimi i vetingut/ Drejtuesja e KLP-së: Pjesa më e

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka qenë e pranishme në konferencën përmbyllëse të procesit të vetingut.

Bodgani tha se përgjegjësia tashmë është që standardet e krijuara të kthehen në pjesë të përditshme të institucioneve dhe jo të mbeten pjesë e historisë.

Drejtuesja e KLP-së tha se procesi i vetingut nuk solli vetëm rivlerësim të individëve, por edhe vendosi standard të ri për procesin e vetingut.

Po ashtu Bogdani bëri me dije se është diskutuar hartimi i një manuali përmbledhës, që do të jetë një orientues për këshillat.

Bogdani deklaroi se në emër të KLP-së merr përsipër që të gjitha procedurat e ndërtuara gjatë procesit të vetingut të jenë të mishëruara në institucionin që ajo drejton.

 

 

Mbetet përgjegjësi që standardet e ndërtuara gjatë kësaj periudhe të mos mbeten vetëm pjesë e historisë së reformës, por të kthehen në pjesë të përditshme të institucioneve. Jo thjesht rivlerësimi i individëve, por edhe vendosja e një standardi të ri për të gjithë sistemin, kjo ndoshta është pjesa më e rëndësishme e këtij procesi. Është diskutuar hartimi i një manuali përmbledhës, i cili do të jetë orientues për këshillat. Në emër të KLP-së marr përsipër që të gjitha këto procedura të jenë të mishëruara”, tha Bogdani.





Lajmet e fundit nga