web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimi në Zvërnec/ Rama: PE e "ndau shapin nga sheqeri"

17 Qershor 2026, 15:40, Aktualitet CNA

Investimi në Zvërnec/ Rama: PE e "ndau shapin nga sheqeri"

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me debatin për zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, duke deklaruar se Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që, sipas tij, lidhej me zhvillimin në zonë dhe ishte përfshirë në Rezolutën për Shqipërinë.

Rama tha se eurodeputetët e shumicës dërrmuese ndanë stuhinë digjitale të dezinformimit nga realiteti i projektit në Vjosë-Nartë, duke theksuar se zona e mbrojtur nuk ka lidhje me zhvillimin e planifikuar.

Rama deklaron se vlerësimet pozitive të institucioneve europiane për Shqipërinë dhe mbështetja për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian tregojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Rama kritikoi gjithashtu kundërshtarët e projektit, duke pretenduar se protesta e nisur në emër të mbrojtjes së flamingove po shndërrohet në një betejë politike për pushtet.

Rama nënvizon se flamingot dhe zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës do të mbrohen, ndërsa zhvillimi në Zvërnec do të realizohet mbi bazën e një vlerësimi të ndikimit në mjedis, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!

Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar”, shkruan Rama./ CNA

Investimi në Zvërnec/ Rama: PE e "ndau shapin nga sheqeri"Investimi në Zvërnec/ Rama: PE e "ndau shapin nga sheqeri"





Lajmet e fundit nga