Tensione në protestë/ Protestuesit përplasen me deputetin socialist
Tensionet e para janë shfaqur në protestë. Protestuesit ja...
Tensionet e para janë shfaqur në protestë. Protestuesit ja...

Pengesat me të cilat janë hasur gazetarët dhe kameramanët në Shqipëri, për shkak të moslejimit të kamerave në seancat gjyqësore, i ka shtyrë disa nga televizionet kryesore në Shqipëri që t’u drejtohen institucioneve.
Përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për dijeni, Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë; Gjykatës Administrative e Apelit, Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë; Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë; përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave, Jan Braathu dhe zyrës së Këshillit të Europës, Tiranë, theksohet se kjo situatë po bëhet shkas për cenimin e së drejtës së informimit të publikut.
Letra e plotë
Për dijeni:
Gjykatës së Lartë
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë
Gjykata administrative e Apelit
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë
Gjykata administrative e Shkallës së Parë, Tiranë
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Jan Braathu
Zyra e Këshillit të Europës, Tiranë
I nderuar kryetar i Këshillit të Lartë gjyqësor,
Të nderuar anëtarë,
Po ju drejtohemi për t’ju shprehur shqetësimin tonë për situatat e krijuara së fundmi lidhur me praninë e kamerave gjatë proceseve gjyqësore.
Që prej vitit 2023, KLGJ, ka miratuar “Udhëzuesin standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”. Neni 14, pika 7 parashikon se pjesa hyrëse e seancës “është e rregjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”. Fakt është se ky përcaktim është injoruar haptazi deri tani, dhe u vu në zbatim vetëm pasi kohët e fundit, disa të pandehur, figura të rëndësishme publike, kërkuan praninë e kamerave.
Neni 13, pika 1, i Udhëzimit të KLGJ-së përcakton se “seancat gjyqësore janë të hapura për publikun dhe median”. Megjithatë ky parashikim, mbetet i kufizuar në praktikë.
Sipas udhëzimit, media është e detyruar të paraqesë 24 orë përpara çdo seance, kërkesën për praninë e saj me kamera. Kjo nënkupton automatikisht se gjyqtari duhet të jetë po ashtu i detyruar, ta vlerësojë atë çdo herë që ajo paraqitet, e të shprehet me vendim të arsyetuar për rrëzimin e saj (deri më tani çdo kërkesë është rrëzuar). Por në praktikë po hasemi me raste, kur refuzimi i referohet vendimeve të marra edhe disa muaj më parë.
Neni 2, pika 1, i Udhëzimit tuaj parashikon se “Marrëdhënia e gjykatës me publikun dhe median bazohet në parimet e aksesit të barabartë në gjykata, karakterit publik të procesit gjyqësor, hapjes maksimale të veprimtarisë gjyqësore ndaj shoqërisë përmes komunikimit me publikun, së drejtës së informimit, mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionit, si dhe prezumimit të pafajësisë”.
Në balancën e këtyre parimeve, qartazi, ai i të drejtës së informimit, i sanksionuar në Kushtetutë, duket se renditet i fundit, nga trupat gjyqësore, pa asnjë përpjekje për të gjetur një ekuilibër të duhur me parimet e tjera. Në praktikë po ndeshemi, me referimin e cenimit të parimeve të tjera, për të penguar atë të së drejtës së informimit.
Parashikimi juaj në nenin 14, pika 8/b, për refuzimin e kërkesës “kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca”, po përdoret gjerësisht si shkas për moslejimin e pranisë së kamerave, ndonëse i njejti nen, në pikën 6/b, i njeh të drejtën gjyqtarit “të lejojë ose ndalojë regjistrimin e pjesshëm të seancës”, pra ta zbatojë këtë të drejtë, kur të jetë rradha e dëshmisë së të pandehurit që nuk dëshiron të rregjistrohet, dhe jo ndalimin e rregjistrimit të të gjithë seancës. A nuk përbën ky rast, një cënim të të drejtave të palëve të tjera në gjykim që e kërkojnë rregjistrimin?
Për më tepër neni 14, pika 8/b, përcakton shprehimisht se avokati dhe prokurori nuk mund të kundërshtojnë kërkesat për rregjistrimin e seancës. E megjithatë jemi dëshmitarë të rasteve, kur edhe ata janë shprehur në seancë.
Të nderuar anëtarë të KLGJ-së,
seancat gjyqësore publike, nuk mund të nënkuptojnë vetëm publikun në sallë. Përndryshe, ky nocion do të ishte automatikisht i kufizuar, qoftë dhe vetëm për shkak të kushteve fizike të mjedisit ku zhvillohet procesi. Mediat, janë ato që shërbejnë në këtë rast, që ky nocion të përfshijë publikun e gjerë të interesuar.
Aq më i rëndësishëm bëhet ky rol i mediave, kur asnjë prej gjykatave shqiptare, nuk ofron një sistem qendror transmetimi audioviziv. Madje edhe rregjistrimi audio, i ofrohet, çuditërisht, vetëm palëve të interesuara në proces, ndërsa gazetarët nuk lejohen as ta bëjnë atë vetë në sallë. Një kerkesë minimale e cila vetëm sa do të përforconte garancitë për një pasqyrim besnik të deklarimeve të palëve në një proces gjyqësor. Regjistrimi audio i seancave gjyqësore përmes magnetofonit, të cilin çdo gazetar e ka mbajtur gjithmonë me vete, ka qenë një praktikë e zbatuar për vite me radhë nga të gjithë gazetarët shqiptarë, por që çuditërisht tani është ndaluar, bashkë me regjistrimet video.
E drejta e informimit dhe seancat publike, siç parashikohen parimisht dhe në Udhëzimin e KLGJ-së përfaqësojnë një rregull. Për fat të keq eksperienca e deritanishme, tregon se po trajtohen në një raport të përmbysur, si “përjashtim nga rregulli”.
Brenda listës së pengesave që rëndojnë çdo ditë punën e gazetarëve në pasqyrimin e seancave gjyqësore, duhet të rendisim edhe ndalimin e të drejtës për të studiuar dosjet gjyqësore, tashmë të disponueshme edhe në formë dixhitale. Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet europiane, gazetarët nuk kanë të drejtë as t’i lexojnë dosjet e gjyqeve që trajtohen publikisht gjatë seancave. Të vetmet “letra” që kanë sot në dispozicion gazetarët janë ato që vihen në dispozicion në mënyrë tepër selektive nga njëra prej palëve në gjyq.
Në këtë situatë, kërkojmë ndërhyrjen sa më të shpejtë të KLGJ-ës, që të gjendet një zgjidhje, e cila të mos cenojë të drejtën e informimit. KLGJ mund të ofrojë një interpretim më të detajuar, i cili do t’u lejonte mediave të kryejnë pa pengesa misionin e tyre, duke ngushtuar hapësirat diskrecionale për refuzimin e kërkesave të tyre për të ndjekur seancat gjyqësore dhe për të mundësuar raportimin ndaj opinionit publik me saktësi maksimale, ashtu siç mund të garantohet vetëm përmes regjistrimeve audio dhe video./CNA
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitu...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një pr...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një prononcim për med...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesë...
Deputetja e PS, Ilva Gjuzi e ftuar në emisionin Now me Erl...
Është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure dita e 18-të e...
Protesta e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë ka vij...
Anëtari i kryesisë së PD-së Grigels Muçollari i ka quajtur...
Gazetarja Anila Basha ka qenë e ftuara e radhës në podcast...
Në protestën e ditës së sotme pjesëmarrës nuk kanë qenë ve...
Akademikët shqiptarë jashtë vendit kanë shprehur mbështetj...
Protestuesit vijojnë të përcjellin mesazhet e tyre ironike...
Sot zhvillohet protesta e 18 kundër qeverisë dhe kryeminis...
Akademikët shqiptarë jashtë vendit përmes një deklarate ka...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...
Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin e...
Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar padinë për shpifje të biznesme...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka publikuar mesazhet që n...
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me debatin për zonën e...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor u shënua pasditen e kësaj të enjteje n...
Një debat i nisur pas publikimit të një videoje në rrjetet...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në aksin rrugor...
23 protestues janë nën hetim nga policia për shkak se kanë...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ishte i pra...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, mbroi qëndrimin ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë kriti...
Mediat e huaja kanë publikuar mesditën e sotme pamje nga a...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministri...
Teksa të ardhurat buxhetore po arkëtohen me ritme të lakmu...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Prodhimi neto i energjisë elektrike në vend arriti në 4.4 ...