web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hegseth në samitin e NATO-s: Shumë vende po i përmbushin angazhimet, SHBA do të jetë e ndershme me ta

18 Qershor 2026, 18:58, Kosova & Bota CNA

Hegseth në samitin e NATO-s: Shumë vende po i përmbushin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ishte i pranishëm këtë të enjte në samitin e NATO-s, që mbahet në Bruksel.

Hegseth përshëndeti progresin e aleatëve në shpenzimet e mbrojtjes, por paralajmëroi se SHBA-të do të jenë të ‘ndershme’ në lidhje me vendet që duhet të bëjnë më shumë.

"Shumë vende po i përmbushin angazhimet e tyre. Disa duhet të bëjnë edhe më shumë dhe ne do të jemi të ndershëm për këtë, si privatisht ashtu edhe publikisht. Mendoj se kjo është e rëndësishme që miqtë të jenë të ndershëm me miqtë e tyre”,-tha Hegseth në një deklaratë.

Sipas shefit amerikan të mbrojtjes, NATO duhet të kthehet në rrënjët e saj si një aleancë ushtarake "e fortë" dhe SHBA-të do të jenë të  ndershme si privatisht ashtu edhe publikisht në lidhje me vendet që duhet të bëjnë më shumë për të përmbushur angazhimet e tyre./CNA

 





Lajmet e fundit nga