web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vance: Irani duhet të mbajë disa nga raketat balistike, do i duhen për vetëmbrojtje

18 Qershor 2026, 18:40, Kosova & Bota CNA

Vance: Irani duhet të mbajë disa nga raketat balistike, do i duhen

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, mbroi qëndrimin e presidentit Donald Trump, se Irani duhet të mbajë disa nga raketat e tij balistike, duke argumentuar se i duhen ato për "vetëmbrojtje".

Duke folur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Vance iu kërkua të shpjegonte ndryshimin e dukshëm të Trump mbi këtë çështje, duke pasur parasysh se SHBA-të më parë e kanë paraqitur shkatërrimin e programit raketor të Iranit si një objektiv kyç të luftës.

"E tëra çfarë tha presidenti dje ishte se, sigurisht, vendet në rajon nuk po heqin dorë nga e drejta e vetëmbrojtjes. Izraeli nuk heq dorë nga e drejta e vetëmbrojtjes nëse Hezbollahu lëshon raketa ose dronë kundër Izraelit. Nuk mund t'i thuash vendit, qoftë Izraeli apo Irani, se nuk i lejohet të ketë asnjë vetëmbrojtje",-tha Vance.

Zëvendëspresidenti vuri në dukje se SHBA-të shkatërruan një numër të konsiderueshëm raketash dhe lëshuesish iranianë gjatë luftës më shumë se tre mujore./CNA





Lajmet e fundit nga