web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ky është revolucion”/ Muçollari: Hera e parë që flukset opozitare janë bashkë

17 Qershor 2026, 21:18, Aktualitet CNA

“Ky është revolucion”/ Muçollari: Hera e parë

Anëtari i kryesisë së PD-së Grigels Muçollari i ka quajtur revolucion protesta e zhvilluara në kryeqytet.

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, Muçollari u shpreh se është hera e parë ku të gjitha flukset opozitare janë bashkë në protestë.

“Ke pa 13 vjet që të janë ekspozuar afera të ndryshme dhe momenti që qytetarët të reflektojnë edhe u çuan, vjen edhe si një punë e opozitës dhe gazetarëve. Kur doli afera e 5D dhe vazhduan protestat, shkoi pas hekurave ai zotëria.

Protesta na ka çuditur të gjithëve. Kemi parë diçka ndryshe që s’e prisnim. Ky është revolucion i pastër paqësor. Shpresoj që të mos përfundojë me prerje kokash. Ky revolucion po jep frytet e para. Shqiptarët po e vendosin vetë fatin e tyre. Është protesta e parë që ka bashkuar të gjitha flukset opozitare bashkë”, tha Muçollari./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga