web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla “dhëmb për dhëmb” me Koçekun: Ta provojë nëse merr mandat pa "grushtin me trëndafil"

18 Qershor 2026, 13:30, Politikë CNA

Balla “dhëmb për dhëmb” me Koçekun: Ta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot për herë të parë lidhur me vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku për t’u larguar nga kjo forcë politike dhe për të dalë si përfaqësuese e pavarur.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Balla tha se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një largim të Koçekut nga grupi i PS-së.

Më tej, kreu i grupit të PS-së “sfidoi” deputeten lidhur me mandatin, teksa nënkuptoi se nuk mund të marrë të njëjtat vota pa logon e Partisë Socialiste.

“Mendoj që edhe sikur të mos ketë kështu, një hetim paraprak duhet bërë. Unë jam bariu, si kryetar i grupit, por nuk kam një njoftim për një koleg/e. Secili ka vendimmarrjen e vet. Ne kemi mandate përfaqësuese. Na kanë votuar votuesit e PS-së. Të shkojnë ta provojnë një herë me grushtin me trëndafil (simbolin e PS-së) se si dalin”,-tha Balla./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga