"E sheh protestën e qytetarëve si Vaterlonë e tij"/ Berisha-Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar n...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur me një koment të bërë në rrjetet sociale nga një qytetare.
Rama shkruan në ‘Facebook’ se diaspora është një koncept që i përket vetëm shqiptarëve që jetojnë në vende të huaja, jo në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ramës, disa ushtarë të “karvaneve” politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë, se kush brengoset apo gëzohet, kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë.
Reagimi i plotë:
Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!
Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.
Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:
Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?
Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.
Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:
“Ju rrugaça e sallahana,
vagabonda shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni n’mushkni…”
Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë, përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar n...
Kryeministri Edi Rama u shpreh në episodin e sotëm të podc...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Shënimet e javë...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur ditën e sotme...
Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni di...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhje...
Nesër në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, akuzoi sot kry...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, hodhi sot akuza drejtua...
Kjo është pyetja më e sikletshme. Nëse qytetarët revoltohe...
Këtë fundjavë, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbled...
Seanca plenare e kësaj të enjteje u zhvillua mes tensiones...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim...
Pas 5 minutave pushim, seanca plenare ka nisur sërish m...
Deputetja Marjana Koçeku njoftoi të dielën vendimin e saj ...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftur pasditen e kësaj të diele se ...
Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues...
Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fsh...
Një aksident me një viktimë ka ndodhur në aksin rrugor Fus...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha sot se presi...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...