web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet agjenda/ Zhvillohet nesër mbledhja e zgjeruar e PS-së

19 Qershor 2026, 12:53, Politikë CNA

Zbardhet agjenda/ Zhvillohet nesër mbledhja e zgjeruar e PS-së

Nesër në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave, do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama.

Siç bëhet me dije, fokusi i mbledhjes do të jetë në dy çështje: zhvillimet e lidhura me Zvërnecin dhe protestat qytetare që po zhvillohen prej rreth 20 ditësh në Tiranë.

Agjenda

10:00 - Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
• Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
• Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE
dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
• Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë
në BE.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
• Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe
interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
• Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
• Informim mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve
të Grupit Parlamentar.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Konkluzione
• Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
• Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.





Lajmet e fundit nga