web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nga kush po e mbroni natyrën?"/ Rama: Protestuesit janë kthyer në ushtar të një beteje që nuk është më e tyre

21 Qershor 2026, 09:46, Politikë CNA

"Nga kush po e mbroni natyrën?"/ Rama: Protestuesit janë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Shënimet e javës” në episodin të sotëm të podcastit “Flasim” me protestat dhe çështjen e Zvërnecit.

Rama shprehet se ditët e sotme iluzionet po krijohen edhe në hapësira të lira, ndërsa shton se ata që protestojnë për mbrojtjen e natyrës dhe flamingos duhet që fillimisht të verifikojnë faktet.

Kreu i qeverisë thekson se ata që mendojnë se po mbrojnë Zvërnecin, po mbrojnë interesat e dikujt, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë. Sipas tij, protestuesit janë kthyer në ushtar të një beteje që nuk është më e tyre.

“Historia na kujton sa jo e rrezikshme është të kesh ideale por e rrezkshme është që idealet t’i lësh të ndërtohen në iluzione ose t’i lësh në duar që kthehen në pengmarrësit e tu. Makthi dhe mallkimi i epokës sonë ku iluzionet nuk prodhohen vetëm nga propaganda por edhe në hapësirën e lirisë, me pakujfijshmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritme që nuk kanë interes për të vërtetën por vetëm për vëmendjen tonë, narrative të rreme dhe rrugë të gabuara.

Sa më shumë zemërim, frikë, tronditje aq më shumë shpërndahet iluzioni se pak nga pak duke u shkëputur nga realiteti, njeriu në realitetin e kuruar nga algoritmi mund të ndryshojë botën. Prandaj sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku unë flas, njerëz që mendojnë se duke dalë në protestë mbrojnë natyrën dhe flamingot.

Gjithçka është legjitime dhe meriton repsekt, por nga kush po i mbrojnë? Nga unë, nga ne që mbrojtjen e natyrës i kemi pasur lajtmotiv të punës sonë. Prandaj thirrja ime është me repsket për motivin nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Njeriu mendon se po mbron Zvërnecin, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë. Njeriu mendon se po lufton për diçka fisnike, ndërkohë që është bërë ushtar në një betejë që nuk është më e tija”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga