"Për të mirën e të gjithë bashkëkombësve"/ Protestuesi: Rama në burg, po të pret Veliaj
Në ditën e 23-të të protestës vijojnë fjalimet e protestue...
Në ditën e 23-të të protestës vijojnë fjalimet e protestue...
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilemash, teorish konspirative, algoritmesh, komentesh patronazhistësh e gjithçkaje tjetër që ka shoqëruar këtë lëvizje, ajo për të cilën ende nuk po i jap dot një hije përgjigje është kjo: çfarë dreqin i shtyn deputetë të rinj të këtij Parlamenti të bëhen zëdhënës të një sistemi korruptiv 35-vjeçar?
Mund ta kuptoj çdo politikan të lidhur me sistemin që, në pamundësi për të shkëputur lidhjet e tij me korrupsionin, qoftë si protagonist apo thjesht si spektator i heshtur, detyrohet të shkruajë 2-3 rreshta kundër protestave qytetare. Dikush ruan marrëdhëniet e viteve me krimin dhe sistemin, dikush ruan vendin e rehatshëm, dikush nuk e ka ngritur dot zërin kur duhej dhe nuk mundet ta bëjë tani sepse ndoshta nuk do të kishte as besueshmëri. E shumë “dikushëra” të tjerë, të cilët në një farë mënyre mundem edhe t’i shpjegoj.
Por kurrë, kurrë s’do mundem të rrok në vetëdije se si është e mundur që këta të rinj, sapo të futur në Parlament, pa asnjë lidhje të njohur me korrupsionin, krimin elektoral, vjedhjen, propagandën, padrejtësitë e turpin e këtij sistemi, të shkruajnë aq shemtuar për një protestë fantastike të këtij brezi që po shenjon historinë.
Pse duhet një vajzë apo djalë i ri, që teorikisht duhet të ketë më pak frikë nga e shkuara dhe më shumë besim tek e ardhmja, të shkruajë se protestat qenkan valë algoritmike e agjenturash të huaja, kur mijëra bashkëmoshatarë të tij janë në shesh? Pse duhet të shkruajë se në Shqipëri çdo gjë ecën vaj?
Qenia njerëzore mban shumë turpe mbi lëkurë. Disa i bëjmë me vetëdije e disa pa vetëdije. Disa sepse nuk dimë më mirë, e disa sepse nevoja na kërkon të mbijetojmë e të përshtatemi. Por çfarë motivi u kërkon këtyre të rinjve të bëjnë një turp të tillë?
S’dua të mendoj se nuk kanë moral e dinjitet, sepse ndoshta etaloni im matës i moralit dhe dinjitetit është krejt ndryshe nga i tyre. S’dua as të pranoj se janë aty vetëm për një qëllim, që të shpërndajnë statuse që zyra e propagandës ua përgatit dhe që detyra e tyre e vetme është t’i publikojnë. Refuzoj ta pranoj se nisen nga këto motive, sepse është e dhimbshme.
…..
Historia nga ana tjetër vazhdon të kujtojë Sophie Scholl, studenten 21-vjeçare gjermane që refuzoi të heshtte përballë një sistemi që shumica kishin zgjedhur ta pranonin. Ajo mbahet mend sepse në vend që lehtësisht mund të përshtatej në atë kohë, zgjodhi të ndiqte ndërgjegjen. Pak çaste para ekzekutimit të saj nga regjimi nazist, thuhet se tha: “It is such a splendid, sunny day, and I have to go… What does my death matter if by our acts thousands of people are warned and alerted.”
Nuk e sjell këtë histori për të bërë krahasime të sforcuara mes kohëve apo rrethanave. E sjell sepse më kujton se historia ka admiruar gjithmonë të rinjtë që gjejnë kurajën të thonë atë që besojnë, jo ata që zgjedhin të bëhen zëdhënës të asaj që u leverdis.
E di edhe që nuk është shumë të kërkojmë që kjo rini, kjo frymë që po përcillet në shesh dhe që po na tregon se nuk protestohet vetëm për bukën e gojës, por edhe për dinjitet, për vlera e për liri, të ekzistojë edhe brenda atij Parlamenti. Nuk është delir ta shpresojmë këtë, sepse fundja ndaj janë zgjedhur: të pasqyrojnë popullin.
Populli ynë nuk është pa taban. Nuk është pa vlera, pa guxim e pa forcë për të folur e për të thyer censurën. Përkundrazi, sa herë është vënë në provë, ka treguar se ka më shumë dinjitet sesa shumë prej atyre që pretendojnë se e përfaqësojnë.
E sigurt është se pas shumë vitesh do të harrohen statuset, deklaratat dhe propagandat e ditës. Por do të mbahet mend një gjë e thjeshtë: në një moment kur një brez po kërkonte dinjitet, secili zgjodhi vetë se në cilën anë të historisë donte të qëndronte.
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aks...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeçare u gjetën të pajetë pas...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...