Plas grushti në Vlorë/ Disa të shoqëruar
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...

Ka ardhur duke u shtuar në Shqipëri një kategori pronarësh banditë, të cilët rrugët që nxjerrin në bregdet i konsiderojnë si “thela mbi bisht” të pronave të tyre. E pabesueshme duket se sa vite vazhdoi rragatja për lirimin e rrugës që nxjerr në plazhin e Kakomesë! Sot është bërë thirrje për të çliruar rrethimin e hyrjes në plazhin e Karpenit. Një video e qytetarëve ka regjistruar rrethimin me gardhe në hekur e tela që i është bërë plazhit të Qerretit. Edhe sa të tjera “thela mbi bisht”?
Në Republikën e Shqipërisë bregdeti dhe plazhet janë pasuri publike të mbrojtura me ligje. Banditëve që nuk duan t’ia dinë për këtë, do t’i kishte takuar shtetit t’ua mësonte: jo me leksione, me ndëshkime. Grumbullimin e pasurisë së madhe le ta gëzojnë! Në kapitalizëm jemi dhe kapitalizmin e kemi pranuar. Por, nëse një pasuri e madhe i bën pronarë të tillë të dalin mbi ligjet, atëherë Republika është prishur: votuesit kanë votuar partinë, ndërsa qeverisin pronarët e mëdhenj dhe jo institucionet.
Pra edhe një herë: kur rrugët e kalimit për të dalë në bregdet kanë ekzistuar historikisht, asnjë pronar i tokës përreth nuk ka të drejtë t’i bllokojë ato për sa kohë janë të mbrojtura nga parimi se bregdeti është pasuri publike dhe akcesi në të nuk mund të izolohet nga pronat private. As edhe në rastet kur rrugë të tilla mund të kalojnë përmes një toke me certifikatë pronësie (titull pronësie).
Në Republikën e Shqipërisë parimi i përmendur është sanksionuar nëpërmjet kombinimit të legjislacionit të Turizmit dhe së Drejtës Civile.
Ligji për Turizmin dhe rregulloret qeveritare ndalojnë rreptësisht bllokimin e rrugëve ekzistuese që të çojnë në plazhe. Baza Ligjore: Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin” (i ndryshuar) dhe Rregullorja për Stacionet e Plazhit (VKM e miratuar nga Këshilli i Ministrave).
Sipas Rregullores së përmendur, në rastet e bllokimit të rrugëve ekzistuese nga subjektet ose pronarët privatë, Njësia e Vetëqeverisjes Vendore (Bashkia) ka detyrimin ligjor – pra detyrim! – të ndërhyjë menjëherë për lirimin e këtyre rrugëve ose për ndërtimin e rrugëve të reja që garantojnë aksesin e publikut në plazhe. Dhe jo të telefonojë Vangjua e të lutet: “Aman, ma bë këtë nder, hapua pak portën!”.
Nga ana tjetër, sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, nëse një rrugë kalimi ka qenë e hapur dhe është përdorur lirisht nga komuniteti ose pushuesit për një kohë shumë të gjatë, ligji njeh ekzistencën e një “servituti faktik” ose të drejte kalimi të fituar me kohë. Baza Ligjore: Nenet 265-276 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, ku pohohet në mënyrë eksplicite: nëse një rrugë ka ekzistuar në mënyrë të dukshme (ka qenë e shtruar, e rrahur ose e hapur) dhe ka shërbyer për kalim për më shumë se 10 ose 20 vjet (parashkrimi fitues i servitutit), pronari i ri i tokës nuk mund ta prishë ose ta bllokojë atë në mënyrë të njëanshme, edhe nëse kjo rrugë është brenda kufijve të pronës së tij.
Nëse një pronar bandit vendos rrethime, vë tra ose pengesa fizike në rrugën ekzistuese për në det, hapat ligjorë janë:
Ankesa në Bashki dhe Polici Bashkiake (Rruga më e shpejtë). Pushuesit, banorët e zonës ose bizneset e prekura duhet të njoftojnë menjëherë Bashkinë përkatëse dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT). Bashkia ka të drejtën të ndërhyjë me forcën e ligjit për të shkulur rrethimet dhe hapur rrugën, pasi bllokohet akcesi në një pasuri publike (bregdeti).
Nëse pronari mbyll rrugën pa një vendim gjykate që t’ia ketë dhënë këtë të drejtë, ai konsumon veprën penale të Vetëgjyqësisë (Neni 277 i Kodit Penal). Pra mund të njoftohet Policia e Shtetit dhe pronari i nënshtrohet kallëzimit penal për “Vetëgjyqësi”.
Nëse Bashkia nuk ndërhyn, komuniteti i banorëve ose personat e interesuar mund të ngrenë një padi në Gjykatën Civile për “Rikthim në gjendjen e mëparshme” të rrugës dhe njohjen e të drejtës së kalimit (servitutit).
Nëse për pronarë banditë që janë mbi ligjet institucionet e Republikës nuk veprojnë, atëherë i mbetet popullit të veprojë për të mbrojtur Republikën./CNA
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Gjermania duket se po rishikon seriozisht planin për rritj...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...