web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka moral “Shqipëria e Re” e Elisës?!

21 Qershor 2026, 18:33, Politikë CNA
A ka moral “Shqipëria e Re” e Elisës?!
Në foto, Elisa Spiropali

Elisa Spiropali i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, për qëndrimin që ky i fundit ndau në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së, kur tha se disa individë e kanë shtrydhur Partinë Socialiste, kanë kalëruar mirë e mirë dhe pastaj i dalin kundër, i dalin përballë.

Një mesazh i drejtpërdrejtë jo vetëm për Elisën, por edhe shumë të tjerë.

Por, Spiropali në një qëndrim, thotë sot se Shqipëria do të ketë “marrëveshjen” e saj. Pra, do ta kemi "Shqipërinë e Re" të Elisa Spiropalit.

Ta thonë protestuesit që kërkojnë një Shqipëri të re, ata që vërtet janë në shesh për shumë arsye, pas 35 viteve tranzicioni të lodhshëm, në lidhje me çështjet e pronave, të arsimit, të shëndetësisë, të korrupsionit, rendit, sigurisë dhe gjithçkaje tjetër, kanë të drejtë të kërkojnë një Shqipëri të re.

Por Elisa Spiropali, çfarë Shqipërie të re kërkon? Se Elisa e ka Shqipërinë e saj. Kjo që po protestohet sot është Shqipëria e Elisës. Kur e harroi Elisa ditën kur iku nga detyra si Ministre e Shtetit? Kur e harroi Elisa ditën kur iku nga detyra si Kryetare e Kuvendit? Kur e harroi Elisa kur ishte Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin apo Drejtoreshë e Doganave? Të gjitha këto detyra i mori nga Partia Socialiste.

A ka moral “Shqipëria e Re” e Elisës?!
Elisa Spiropali ndër vite

Spiropali dhe Erion Veliaj janë dy njerëzit kryesorë që kanë luftuar kundër socialistëve në vitin 2005. E luftuan Partinë Socialiste, e më pas i mori Rama në PS, i bëri deputetë, i bëri liderë politikë, u dha ofiqe. Dhe nga njerëz me veshje të arnosura, u kthyen në personalitete të rëndësishme, duke mbajtur postet më të rëndësishme në shtet.

Cilën Marrëveshje për Shqipërinë e Re kërkon Elisa?!

Mos ndoshta marrëveshjet që ka firmosur kur ka qenë te Doganat, që u mbytën nga akuzat për korrupsion, që çmontoi çdo strukturë doganore eficiente që luftonte korrupsionin? Cilën marrëveshje kërkon Elisa? Atë me inceneratorët, ku bashkëshorti i saj u jepte tendera Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit?

Cilën "Marrëveshje të Re" kërkon Elisa, që tani të na 'bëhet' Kryeministre, se Kryetare Kuvendi, ministre, deputete është bërë, s'ka lënë karrige pa kapur.

Një Shqipëri në “Marrëveshjen e Re” me Elisën e vjetër” do të ishte më e rreckosur se kurrë sepse do të ishte me Elisën e MJAFT-it, të doganave, Elisën deputete, Elisën sekretare socialiste, Elisën ministre, Elisën Kryetare e  Kuvendit. Shqiptarët e kanë paguar qindra mijëra euro nga taksat e tyre; me rroga, shpenzime, shpërblime, me mandate, makina e truproja për këtë Elisë. Dhe kjo Elisë e kësaj Shqipërisë së sotme na kërkon një marrëveshje për një 'Shqipëri të re'. Ky është përtej kulmit të hipokrizisë!

Kjo është lëvizja më e pështirë që bëhet në politikë, ku disa segmente të rreckosura të saj kërkojnë të “riciklohen”, gjoja në emër të Shqipërisë së re, duke shfrytëzuar një grup të madh shqiptarësh që protestojnë për liritë dhe të drejtat e tyre. Ata janë në shesh, pikërisht për të pasur një “Shqipëri të Re”, por pa riciklimin e reckave politike si Elisa.

Dalja e këtyre figurave që vijnë në tregun politik dhe bëjnë sikur vijnë nga bota e çudirave, nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm një veprim i pashpresë, për të qenë pjesë aktive e politikës, për të përfituar nga njerëzit që protestojnë, apo për një marrëveshje me politikanët dhe liderët që i kanë marrë dhe i kanë hedhur tutje.

Një Shqipëri e Re nuk mund të jetë me rrecka të vjetra, përfshi këtu Elisën dhe këdo tjetër si ajo./CNA





Lajmet e fundit nga