web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PS të mbledhë mendjen”/ Spiropali i përgjigjet Ramës: Do kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë

21 Qershor 2026, 17:30, Politikë CNA

“PS të mbledhë mendjen”/ Spiropali i përgjigjet

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar këtë të diel, pasi u kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama “shënjestroi” disa kritikë brenda PS-së në mbledhjen e zhvilluar gjatë së shtunës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se Marrëveshja e Re për Shqipërinë është një ide që do ta bëjë vendin më të hapur dhe më europian.

Ndërkohë, ish-kryetarja e Kuvendit vijon me kritikat se për ta arritur këtë, PS-së i duhet të gjejë forcë, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin’,-shkruan Spiropali./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga