web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti me flamurin izraelit/ Balla: Akt i rëndë dhe i turpshëm, organizatorët të distancohen

21 Qershor 2026, 16:06, Politikë CNA

Incidenti me flamurin izraelit/ Balla: Akt i rëndë dhe i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pak minuta më parë lidhur me incidentin e shënuar mbrëmë me heqjen e flamurit izraelit nga ambasada e huaj nga një një protestuese.

Balla shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se organziatorët e protestës duhet ta dënojnë kët veprim dhe të distancohen, ndërsa e cilësoi si një akt të rëndë dhe të turpshëm.

“Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë dhe të shprehë qëndrimet e tyre politike, por nuk është në traditën e shqiptarit të cënojë përfaqësitë diplomatike apo simbolet e kombeve të tjera. Populli shqiptar është njohur në histori për respektin ndaj tjetrit dhe për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit. Organizatorët e protestës, kushdo qofshin ata, duhet të dënojnë dhe të distancohen nga akti i rëndë e i turpshëm i heqjes dhe përdhosjes së flamurit të Shtetit të Izraelit tek Ambasada në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme”,-shkruan Balla./CNA





Lajmet e fundit nga