web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama përmendi protestuesit nga Kosova/ Lëvizja Vetëvendosje reagon për herë të parë

22 Qershor 2026, 18:36, Politikë CNA

Rama përmendi protestuesit nga Kosova/ Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot për herë të parë lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për protestues të ardhur nga Kosova drejt Tiranës.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i LVV, Enver Dugolli, është shprehur se gjuha e përdurur nga Rama nuk i bën aspak nder, ndërsa do të duhej të sihte duke komunikuar me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë.

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron, pra nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë.

Gjuha e përdorur nga Rama për Vetëvendosjen mendoj që nuk i bën nder as atij, thjesht edhe njëherë po e ripërsëris, ai do të duhej që të komunikonte me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë, të Tiranës, të gjitha qyteteve edhe të mërgatës, pra do të duhej ai të komunikonte me ta dhe të jepte llogari, edhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre.

Nuk ka, s’ka nevojë që të përzihet apo të merret ndonjë shembull i Vetëvendosjes apo ndonjë deklaratë e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes sepse thashë gjithçka ka të bëjë me një solidarizim pra të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo të cilitdo subjekt politik që ka të bëjë me solidarizimin me kërkesat që dalin nga kjo protestë, ajo revoltë e qytetarëve”, tha Dugolli./CNA





Lajmet e fundit nga