Protestat në vend/ Këlliçi: Balla telefonata në diasporë për pjesëmarrje në antimitingun e Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se janë lëshuar nëpër rrjete sociale kundër qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se përpjekjet për të nxjerrë disa video propagandistike me emigrantë në mbështetje të qeverisë nuk e zbehin dot realitetin.
Sipas deputetes, metoda e ndjekur e përçarjes së shqiptarëve për t’i sunduar është një tentativë e rëndë për t’i vënë qytetarët kundër njër-tjetrit.
Zhupa shton se qytetarët flasim me zërin e protestës, që sipas saj, nuk mund të zëvendësohet se me disa video që publikojnë ministrat për konsum politik.
Reagimi i plotë:
Ulërima e Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar, se pse deputetët nuk po e mbrojnë mjaftueshëm në rrjetet sociale dhe nuk po fitojnë “luftën me algoritmin”, duket se ka dhënë efektin e saj. Sot janë lëshuar të gjithë me video e statuse nga më të ndryshmet, edhe pse nuk ka algoritëm që i shpëton nga gjykimi i shqiptarëve, të cilët ua kanë bërë tashmë vlerësimin.
Një nga përpjekjet më mediokre është publikimi i disa videove me emigrantë të lumtur me Ramën dhe kundër protestës. Ndërkohë, protesta madhështore e diasporës më 20 qershor në Tiranë, si edhe protestat e zhvilluara në qytetet kryesore të botës, treguan forcën reale të shqiptarëve kudo që jetojnë. Ato dëshmuan se pakënaqësia nuk është as e sajuar dhe as e izoluar, por një zë i gjerë qytetar që kërkon të dëgjohet.
Pikërisht për këtë arsye, përpjekjet për të nxjerrë disa video propagandistike me emigrantë në mbështetje të qeverisë nuk e zbehin dot realitetin. Ato nuk i japin përgjigje asnjë shqetësimi të ngritur nga protestuesit dhe nuk e fshehin dot faktin se mijëra shqiptarë kanë zgjedhur të ngrihen në mbrojtje të interesit publik.
Akoma më e rëndë është tentativa për t’i vënë shqiptarët kundër njëri-tjetrit, duke paraqitur mendimin e disave si kundërpeshë të revoltës së shumëkujt. Kjo është një metodë e vjetër e çdo pushteti që ndihet i kërcënuar nga zëri qytetar: përça për të sunduar.
Forca e protestës 22-ditore dhe, në veçanti, ajo e 20 qershorit, tregoi pikërisht të kundërtën e asaj që përpiqet të shesë propaganda: shqiptarët bashkohen kur ndihen të cenuar në të drejtat e tyre.
Kur qindra mijëra qytetarë flasin me zërin e protestës, askush nuk mund ta zëvendësojë atë realitet me disa video të përzgjedhura për konsum politik. Zëri i qytetarëve është gjithmonë më i fortë se propaganda./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris për një vizitë...
Sot është dita e 23-të e protestës kundër qeverisë. Përgja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lid...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protesta...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka regu...
Elisa Spiropali i është përgjigjur sot kryeministrit Edi R...
Qeveria shqiptare ka qarkulluar në qarqet diplomatike një ...
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar këtë të ...
Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me incid...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar n...
Kryeministri Edi Rama u shpreh në episodin e sotëm të podc...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Shënimet e javë...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka folur ditën e sotme...
Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni di...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhje...
Nesër në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Gjermania duket se po rishikon seriozisht planin për rritj...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...