web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në vend/ Këlliçi: Balla telefonata në diasporë për pjesëmarrje në antimitingun e Ramës

22 Qershor 2026, 16:20, Politikë CNA

Protestat në vend/ Këlliçi: Balla telefonata në

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim për protestat në vend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se është ngarkuar nga Rama për të dëmtuar protestën.

Këlliçi thotë se Balla ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesëmarrjen në një antimiting që ka në plan të realizojë Rama.

Demokrati shkruan se sa më shumë të tentojë Ramat dhe veglat e tij të ndërhyjnë në këtë protestë, aq më shumë do lënë kockat.

 

Reagimi i Këlliçit

 

Taulanti në kërkim të anti mitingut!

I ngarkuar nga Edi Rama me operacionin e dëmtimit të protestës, Taulant Balla e ka marrë me aq zell këtë detyrë sa është bërë qesharak dhe po tregohet sot si barcaletë kudo.

Ai ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesmarrje në një anti miting që ka ndërmend të realizojë Edi Rama. Pas çdo komunikimi, ai merr refuzim.

Ndërkohë, po bën gjithçka për të futur mes protestuesve parullat që i interesojnë Edi Ramës e që godasin Opozitën.

Edi Rama ka folur gjithë kohës për grupe e agjenda të infiltruara brenda marshuesve, por në fakt ai bën përpjekjet më të mëdha për të pasur aty njerëzit e tij dhe për të ndikuar tek protesta.

Këto janë lojëra qesharake.

Ata nuk e kuptojnë akoma se nuk kemi të bëjmë me një event, me skenar dhe regji ku dikush mund të marrë nën kontroll situatën. Kemi të bëjmë me një revoltë masive popullore, sidomos të rinisë.

Sa më shumë të tentojë Edi Rama me veglat e tij militante të ndërhyjë, aq më shumë do lërë kockat.

Revolucioni po ndodh, dhe nuk ka asnjë shans të futet në shina nga ai që është nën akuzë, për korrupsion, për lidhje me krimin, për trajtimin e vendit si plaçkë për interesat e veta.





Lajmet e fundit nga