web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Videomesazhi i punëtorëve në diasporë/ Deputeti: E sajuar, socialistët kanë marrë porosi ta shpërndajnë

22 Qershor 2026, 18:04, Politikë CNA

Videomesazhi i punëtorëve në diasporë/ Deputeti: E sajuar,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një tjetër reagim për protestat në vend, ka thënë se socialistët kanë marrë porosi që të shpërndajnë një video ku disa punëtorë pretendojnë se janë diasporë dhe shprehen kundër protestës.

Këlliçi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se video është e sajuar, e turpshme, por dhe përpjekja e Ramës për të nxitur përçarje është skandaloze.

Demokrati shkruan se këto protesta nuk janë një debat apo një përplasje idesh, por është revolta e një populli kundër korrupsionit dhe arrogancës.

 

 

 

Reagimi i Këlliçit

 

Deputetë dhe kryetarë bashkie të Edi Ramës kanë marrë porosi të shpërndajnë një video ku nxjerrin disa punëtorë që hiqen si të diasporës, si mesazh kundër protestës në Tiranë!

Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t'iu kundërvënë atyre që kanë pushtuar sheshet, duke nxitur kështu përçarje, është skandaloz.

Asnjë video e sajuar nuk e sfumon atë që po ndodh.

Nuk kemi të bëjmë me një debat ku disa mendojnë ndryshe nga të tjerët. As me përplasje idesh. Kemi të bëjmë me një popull të tërë që është ngritur në revoltë kundër korrupsionit dhe arrogancës 13 vjeçare.

Këto reagime perverse që synojnë konflikt, janë përpëlitjet e një Kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia, nga fati që e pret. Përpjekje djallëzore, sikur ai ka diasporën e tij, ndërkohë që bashkëqytetarët tanë që janë ngritur kundër Ramës kanë tundur qytetet e Europës.

Në të vërtetë, kreut të organizatës i kanë ngelur vetëm pak njerëz, në parti e në ekrane, të cilët vijojnë të këndojnë këngën e tij, duke u bërë sakaq edhe ata njësoj të urryer në sytë e mbarë shqiptarëve.





Lajmet e fundit nga