web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki, të gjitha policeske

23 Qershor 2026, 14:29, Politikë CNA

Berisha: Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki, të gjitha

Kryetari i PD-së zhvilloi një konferencë për mediat këtë të martë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka vendosur kudo kamera robotike që survejon ditë e natë protestën.

Sipas Berishës, të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të Policisë së Shtetit, ku theksoi se projekti Smart-City duhej të monitorohej nga bashkisë, siç ndodh në botë.

“Kamerat që duhet të administrohen tërësisht nga bashkia në interesin më të mirë të qytetarëve, administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve. Kemi paraqitur këtu se cili është modeli klasik i Smart City. Menaxhon trafikun. Transportin publik. Ndriçimin inteligjent. Parkim dhe mjedise. Shërbime bashkiake. Menaxhohet nga bashkitë dhe institucionet urbane- larg duart policia.

Fokusi ose objektivi: komoditeti për qytetarët, t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve. Projekti i narkoshtetit shqiptar. 20 qytete dhe pikat kufitare. Nën administrimin e narkopolicisë së shtetit- do të thotë karteleve të drogës.

Platformë IA dhe qendër e avancuar kontrolli. Kamera, radarë, ANPR dhe rrjet fibre optike. Monitorim dhe kontroll i territorit. Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki. Të gjitha policeske. Mirëmbajtje operative. Monitorim. Pra, nuk fokusohet vetëm në shërbime urbane, por siguri, kontroll, monitorim i centralizuar.

Ja survejimi masiv. Operator kryesor: policia. Qendra e komanduar: natyrisht nga policia. Survejim nga IA dhe analiza në kohë reale. Lexim targash dhe gjurmim të lëvizjeve- imagjinoni. Potencial për të dhëna biometrike, veçanërisht fytyra. Ruajtja dhe analizë e të dhënave. Shkatërrim i privatësisë dhe lirive civile. Pra, mbikëqyrje, siguri dhe kontroll, model i centralizuar polici-komandë-qendër”, u shpreh Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga