web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Për ata që ranë nga kali i pushtetit"/ Rama godet sërish kritikët brenda partisë

23 Qershor 2026, 08:36, Politikë CNA

"Për ata që ranë nga kali i pushtetit"/ Rama godet

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish kritikët brenda PS-së, që, sipas tij, ranë nga kali i pushtetit dhe kurrë nuk e panë arsyen te vetja, por te kali.

Në letrën e gjatë drejtuar protestuesve Rama i thumbon duke theksuar se tani po pinë kafen me njëri-tjetrin dhe mezi po presin të shohin sërish protestën e radhës kundër regjimit.

“Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë te vetja, po te kali arsyen e rënies, e që gjetën te ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Mezi presin që ti sonte të jesh më i zemëruar, më i paduruar, më i çartur në protestën tënde kundër regjimit që i la pa kalë, pa roje, pa vartës. Shkurt pa shijen e pashoqe të pushtetit që sa më i kotë të jesh aq më shumë të mungon”, deklaron Rama ndër të tjera.

Ky është një tjetër reagim kundër kritikëve, duke nisur nga Elisa Spiropali, Arta Dade, Arben Malaj etj., të cilët i kanë dalë kundër pasi kanë rënë nga pushteti.

Gjatë mbledhjes së grupit të PS-së të shtunën e kaluar Rama u shpreh se pasi e kalëruan sa mundën partinë, pasi ranë nga kali, tani e gjuajnë me këpucët e blera nga shopingjet majë kalit.

“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj, as janë bashkë, po u mblodhën së bashku në një prurje që nxori në bregun e gjithë këtij oqeani virtual deri dhe dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe, kur ranë nga kali, filluan të gjuanin me këpucët e blera në shopingjet majë kalit. Befas, Zvërneci u bë kërthiza e botës ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi Tiananmen, ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë senatorit të nderuar Berni Sanders, iu turrën oligarkisë botërore dhe bota shqiptare u njësua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, flamingot, me fundin e kanalit digjital, bullistët e terrorit online”, tha Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së./ CNA

 





Lajmet e fundit nga