web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur morali takohet me pushtetin, nga distanca kritike tek angazhimi

23 Qershor 2026, 10:03, Opinione Dr.Arben Ramkaj

Kur morali takohet me pushtetin, nga distanca kritike tek angazhimi

Në filozofinë politike, por edhe në mendimin islam, gjejmë shpesh idenë se shoqëria ka nevojë për njerëz që të qëndrojnë gjithmonë jashtë pushtetit, ta kritikojnë atë dhe të mbrojnë të vërtetën.

Është një ide që e gjejmë, secili në mënyrën e vet, si te Antonio Gramsci, marksisti i njohur italian, ashtu edhe te Malik Ben Nabi, filozofi i shquar i mendimit islam.

Por gjithmonë kam pyetur veten: nëse njerëzit më të mirë dhe më të aftë zgjedhin të mos marrin kurrë përgjegjësi, atëherë kush do t'i ndërtojë vlerat e përbashkëta?

Historia e Jusufit (a.s.) më ka bërë ta shoh ndryshe këtë dilemë. Kur iu dha mundësia t'u shërbente njerëzve, ai nuk zgjodhi të qëndronte jashtë administrimit të Egjiptit. Përkundrazi, kërkoi vetë përgjegjësinë. Po kështu, Profeti ka thënë: "Besimtari që përzihet me njerëzit dhe duron dëmet e tyre është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëzit dhe nuk duron dëmet e tyre."

Kjo, sipas meje, na fton jo drejt kritikës së përhershme, por drejt angazhimit dhe përgjegjësisë.

Edhe historia islame e ka njohur këtë debat. Një prirje, e mishëruar në figurën e Ebu Dherrit (r.a.), e shihte ruajtjen e një distance kritike ndaj pushtetit si mënyrën më të mirë për të mbrojtur të vërtetën.

Një prirje tjetër, e ndjekur nga shumica e sahabëve dhe e konkretizuar më pas në përvojën shtetformuese të Muavijes ibn Ebu Sufjanit (r.a.) dhe qeverive që pasuan, e shihte marrjen e përgjegjësisë për qeverisjen si pjesë të shërbimit ndaj shoqërisë.

Ndoshta nuk kemi nevojë të zgjedhim mes moralit dhe përgjegjësisë. Sfida është t'i bashkojmë të dyja. Sepse një shoqëri nuk ndryshohet vetëm nga ata që denoncojnë padrejtësinë, por edhe nga ata që kanë guximin të marrin përgjegjësi dhe të ndërtojnë diçka më të mirë./ CNA





19:21 Opinione Frida Mavriqi

Kuriozitet që më mundon

Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...

21:21 Opinione Lutfi Dervishi

Republika e ortakëve

Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...

Lajmet e fundit nga