web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një gjë e re në politikën shqiptare”/ Shehi: Protesta është mënyra për të çarë midis PS dhe PD

22 Qershor 2026, 21:55, Politikë CNA

“Një gjë e re në politikën shqiptare”/ Shehi:

Politikani Dashamir Shehi tha sot se protesta qytetare që po zhvillohet në vend është e vetmja mënyrë për t’ia dalë ndaj dy partive të mëdha.

Teksa komentonte zhvillimet në vend, Shehi tha në emisionin “Now” se bëhet fjalë për një hap pozitiv, të një grumbullimi që ndodh për herë të parë nga shqiptarët.

Sipas Shehit, ky qëndrim qytetar vjen teksa për disa dekada, vëmendja politike në Shqipëri lidhet vetëm me dy figura, Edi Rama dhe Sali Berisha.

“Unë e shoh pozitivisht, siç e shoh të gjithë protestën. Kjo është protesta e parë që nuk është bërë nga partitë. Qyteti ka reaguar pozitivisht sepse këtu janë grupe. Mirëpo ka dalë i gjithë qyteti, sidomos ditën e shtunë. Pas shumë viteve po del një gjë e re. Janë qytetarë me ide të ndryshme, nuk është se kanë ndonjë organizim dhe ka shumë rryma, por gjithsesi e kanë identifikuar që kjo është mënyra për të çarë midis dy partive. Kjo është e reja. E keni parë që ka tri javë që diskutohet, se për vite me radhë jemi marrë me Rama-Berisha dhe Berisha-Rama”,-tha Shehi./CNA  





Lajmet e fundit nga