web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

""Patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit"/ Balla: Goxhaj zëdhënës i Iranit në Shqipëri

22 Qershor 2026, 21:36, Politikë CNA

""Patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për 5 kërkesat zyrtare të protestuesve të prezantuara sot nga Dritan Goxhaj.

Në reagimin e bërë, Balla e cilëson Goxhajn si zëdhënës të Iranit në Shqipëri, pasi sias Ballës ai ka dalë prej kohësh në mbështetje të Iranit.

Balla shkruan se është e paimagjinueshme se si një ish-anëtar i UÇK-së bën avokatin e një regjimi terrorist si ai i Iranit.

 

Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.

Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkruan Balla.





Lajmet e fundit nga