web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të veprojë si Starmer”/ Bushati: Rama po na çon në qorrsokak, ka 2 rrugëdalje

22 Qershor 2026, 22:19, Politikë CNA

“Të veprojë si Starmer”/ Bushati: Rama po na çon

Analisti Andi Bushati u ndal sot gjerësisht te protestat qytetare kundër qeverisë.

I ftuar në ‘Syri Tv’, Bushati u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dy rrugëdalje; tërheqjen nga qëndrimi i tij ose dorëheqjen, njësoj si homologu britanik.

Në optikën e analistit, këto janë rrugët e vetme demokratike, pavarësisht se në Shqipëri mund të bien si alternativa.

“Rrugëdalja e parë është një lider i ndritur, që sheh që një pjesë e popullit, edhe kur s'e ka gjithë popullin, e ka kundër dhe thotë: "Tërhiqem". Janë kryeministra europianë që kanë ikur shumë më pak sesa për kaq. Ka një rrugë të dytë, të cilën e pamë sot te kryeministri anglez. Pra, partia e sheh që ti je bërë pengesë dhe po e çon partinë qorrsokak, dhe është vetë partia me një, po themi, fjalë të zbukuruar, grusht shteti brenda partisë, që të nxjerr mënjanë. Këto janë rrugë shumë demokratike. E fatkeqësisht, ne s'jemi vend demokratik, prandaj rrugë të tilla bien”,-tha Bushati./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga