web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesit nxorrën 5 kërkesa/ Reagon Rama: Do dalin fitimtarët kur t’u bien puplat false të flamingove

22 Qershor 2026, 22:05, Politikë CNA

Protestuesit nxorrën 5 kërkesa/ Reagon Rama: Do dalin fitimtarët

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me deklaratën e bërë sot gjatë protestës për të shprehur 5 kërkesat qytetare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet me ironi se dy fitimtarët e kësaj proteste do të dalin vetëm kur të bien puplat false të flamingove.

Sipas Ramës, PS do të bëhet më e fortë pas kësaj dhe qeverisja do të përmirësohet ndjeshëm.

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”,-shkruan Rama./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga