web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Protesta të zgjidhë vetëm një çështje”/ Kikia: Reformë elektorale dhe votë e lirë për zgjedhjen e kryeministrit

23 Qershor 2026, 16:17, Politikë CNA

“Protesta të zgjidhë vetëm një

Gazetari Mentor Kikia komentoi sot zhvillimet nga protesta qytetare disaditore kundër qeverisë.

Në një dalje televizive, Kikia u shpreh se kjo protestë duhet të zgjidhë vetëm një çështje, atë të ndryshimit të qeverisë.

Sipas gazetarit, Shqipëria duhet të hartojë një ligj zgjedhor që të çlirojë votën nga ndikimi i partisë që ka pushtetin.

Kikia shtoi se një reformë e thellë elektorale dhe vota e lirë janë elementët që duhet të përcaktojnë se kush do të jetë kryeministër i vendit.

“Kjo protestë duhet të zgjidhë vetëm një çështje, të ndryshohet qeverisja dhe qeveria tranzitore të garantojë një proces zgjedhor të parakohshëm me rregulla loje të barabarta. Të hartojë një ligj zgjedhor që të çlirojë votën nga ndikimi i partisë që ka pushtetin, të eliminojë futjen e të gjithë arsenalit të administratës publike në procesin zgjedhor, të garantojë transparencë financiare të partive, duke pamundësuar futjen e parave të krimit për të furnizuar makineritë elektorale. Po ashtu të hartohet reforma e thellë elektorale dhe atëherë vota e lirë përcakton kush do të jetë kryeministër. Nëse kjo qeveri nuk na pëlqen e heqim me zgjedhje të parakohshme”,-deklaroi Kikia./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga