web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memorandum me kompaninë italiane/ Karakaçi: Hap për produktet energjetike shqiptare dhe stokun

23 Qershor 2026, 16:52, Politikë CNA

Memorandum me kompaninë italiane/ Karakaçi: Hap për produktet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ishte sot i pranishëm në nënshkrimit të memorandumit mes Shqipërisë dhe kompanisë energjetike italiane Eni S.p.a.

Duke folur nga Kryeministria, Karakaçi theksoi rëndësinë e këtij sektori, që përballet me sfida, sidomos prej krizave gjeopolitike që kanë ndikuar në tregjet energjetike globale.

Ministria tha se ky memorandum do të shërbejë si një hap për vlerësimin e produkteve energjetike të vendit dhe modelet e mundshme të menaxhimi të stokut energjetik.  

“Sot shënojmë një rrugëtim të rëndësishëm në sektorin e energjisë kombëtare dhe ndërtimit e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes. Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një hap konkret drejt vlerësimit për të krijuar një hap për produktet energjetikë në vendin tonë, për furnizimin e vendit tonë me produktin tonë energjetik dhe modelet e mundshme për menaxhimin e stokut. Siguria energjetike  nuk është thjesht një objektiv sektorial, por një komponent themelor i sigurisë kombëtare dhe mirëqenies qytetare. Ngjarjet e fundit kanë treguar se tregjet energjetike globale mund të ndikohen nga krizat gjeopolitike dhe konfliktet rajonale, luhatjet e çmimeve apo ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit energjetik”,-tha Karakaçi./CNA





Lajmet e fundit nga