web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Begaj si sekretar i Ramës"/ Deputeti: I përfshirë në afera të ndryshme, për të favorizuar oligarkët

23 Qershor 2026, 22:01, Politikë CNA

"Begaj si sekretar i Ramës"/ Deputeti: I përfshirë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “A Show” ka folur dhe për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Këlliçi tha se Begaj nuk mban asnjë qëndrim pa i dhënë leje Rama madje e cilësoi si një sekretar që gëzohet kur i shkon kryeministri për vizitë.

Më tej, deputeti tha se sipas dijenisë së tij, Begaj është i përfsihrë në disa afera ushtarake për të favorizuar ndërtimet nga njerëzit e Ramës.

Presidenti i Republikës pa fibër shtetari, njeri që nuk ka asnjë qëndrim, nuk mban asnjë qëndrim pa i dhënë leje Rama. Një sekretar që kënaqet kur i jep dorën Edi Rama apo i shkon për vizitë. Në dijeninë time është i dyshuar dhe ai si i përfshirë në afera të ndryshme, jo vetëm në portin e Limoonit po dhe në afera të tjera ushtarake, për të ndërtuar oligarkët e Ramës”, tha Këlliçi.





Lajmet e fundit nga