web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Ramës/ Zhupa: Momenti kur ka nisur rrëzimi pa kthim i qeverisë

23 Qershor 2026, 19:46, Politikë CNA

Deklarata e Ramës/ Zhupa: Momenti kur ka nisur rrëzimi pa kthim i

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në “Financial Times”.

Zhupa shkruan se nuk është surprizë gjuha e Ramës, pasi pushteti i gjatë të krijon iluzionin se qytetarët duhet të durojnë gjithçka.

Demokratja shprehet se kur një qeveri përçmon qytetarët është momenti kur nis rrëzimi i saj.

 

 

Reagimi i Zhupës

 

Kryeministri i lodhur nga pushteti, dikur premtonte “Shqipërinë që duam”, sot duket qartësisht se shqiptarët ja kanë kthyer në “ Shqipëria nuk të do më”.

Paska ardhur dita që kryeministri të flasë me shqiptarët në gjuhën e ‘fuck you’. Në fakt nuk është surprizë. Kur qytetarët ankohen për korrupsionin, përgjigjja është “fuck you”. Kur protestojnë për pronat, përgjigjja është ‘fuck you’. Kur largohen masivisht nga vendi, përgjigjja është ‘fuck you’. Kur kërkojnë llogari për skandalet, përgjigjja është po e njëjta.

Problemi është se pushteti i gjatë të krijon iluzionin se qytetarët duhet të durojnë gjithçka. Se mund t’i përçmosh, t’i injorosh, t’u japësh leksione dhe ata përsëri do të heshtin. Por historia politike ka treguar gjithmonë se momenti kur një qeveri fillon të përçmojë qytetarët është momenti kur ka nisur rrëzimi i saj pa kthim. E sigurt është që shqiptarët sot thotë “message received”!





Lajmet e fundit nga