web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Aksi Tiranë-Korçë" nën monitorim/ Rama paralajmëron kryebashkiakët: Herën tjetër do të flas me emra

24 Qershor 2026, 10:35, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika për disa kryebashkiakë, të cilët, sipas tij, kanë lënë komunitetin dhe nuk kanë qenë në krye të detyrës.

Rama paralajmëroi se kryebashkiakët për të cilët bëhet fjalë janë ata të "aksit Tiranë-Korçë". Kreu i qeverisë theksoi se kjo praktikë duhet të marrë fund dhe shtoi se herën tjetër do të nxjerrë edhe emrat e tyre, nëse nuk ka ndryshime.

"Kam një vërejtje për disa kryebashkiakë që këtë herë nuk po i përmend me emra. Janë bërë pak problem për komunitetin sepse nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës. Por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës. Kjo praktikë duhet të marrë fund. Nuk janë të gjithë, janë disa. Shembullin e ministrit të Pushtetit Vendor, duhet ta kenë parasysh disa kryetarë.

Herën tjetër do t'i përmend me emra. Lënë komunitetin dhe detyrën para se të vijë momenti zyrtar i pushimit, që dhe aty ha diskutim kjo punë dhe vijnë në Tiranë. Kjo gjë nuk është e justifikueshme dhe nuk është e pranueshme. Kam mirëkuptimin tuaj, besoj, për të adresuar një orë e më parë këtë shqetësim që më ka ardhur prej kohësh në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja. Kryesisht në juglindje të vendit, në 'aksin Tiranë-Korçë'. Nuk flas pë rata të ish-Partisë Demokratike se ata mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës se si janë si s'janë, prapë ata janë.

Flas për të zgjedhurit e PS-së në aksin Tiranë-Korçë. Nuk e kam këtu për Sotiraqin, as për ministrin. Uroj që kjo buzëqëshje të mos kthehet në buzëqeshje të hidhur për asnjërin", u shpreh Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga