web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karakaçi: Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit me standardet e BE-së

24 Qershor 2026, 10:13, Politikë CNA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka mbajtur fjalën e tij në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, me në fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimin gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe rolin e bashkive në këtë proces.

Gjatë fjalës së tij, Karakaçi tha se Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit me standardet e Bashkimit Europian.

Më tej bëri me dije se, në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor, është përfituar një projekt për shtrimin e rrjeteve pa tel të komunikimit në zonat ku nuk ka mbulim dhe ka një vlerë prej 110 milionë eurosh dhe një grant prej 35 milionë eurosh nga Bashkimi Europian.

“Shqipëria po harmonizon zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit me standardet e BE-së. Të gjitha zonat e populluara të jenë të mbuluara nga rrjete pa tel dhe me shpejtësi të lartë. Objektivi është ndërtimi i një shoqërie Gigabit. Ministria, në zbatim të vizionit të kryeministrit për një shoqëri Gigabit, ka hartuar kuadrin e plotë ligjor dhe nënligjor për rrjete më të shpejta, më të sigurta dhe më të qëndrueshme.

Në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor, ministria ka përfituar një projekt për shtrimin e rrjeteve Broadband në zonat ku nuk ka mbulim dhe ka një vlerë prej 110 milionë eurosh dhe një grant prej 35 milionë eurosh nga BE. Synojmë mbështetjen e ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike për ofrimin e shërbimeve digjitale në të gjitha zonat. Do të vazhdojmë të mbështesim AKEP në të gjithë veprimtarinë”, u shpreh Karakaçi.  /CNA





Lajmet e fundit nga