web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzimi i kërkesës së PD-së për debat mbi protestën/ Balla: Të vijnë me mocion mosbesimi

25 Qershor 2026, 11:50, Politikë CNA

Rrëzimi i kërkesës së PD-së për debat mbi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, ku u rrëzua kërkesa e PD-së për mocion me debat në Kuvend mbi kërkesat e protestuesve.

Balla tha se opozita nuk duhet të kërkojë mocion me debat për dorëheqjen e qeverisë, por duhet të kërkojë mocion mosbesimi.

Sipas tij, opozita duhet të mbledhë të paktën 28 firma deputetësh dhe një kandidat për kryeministër që të kërkojë mocion mosbesimi.

“Mënyra si ishte formuluar kërkesa ishte që partia e Berishës vinte në Kuvend për të kërkuar 1, 2, 3 gjëra. Jam aq serioz në vlerësimin e kërkesave për ata që janë në shesh. Rrëzimi i qeverisë ishte pika e parë. I kam thënë që ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve që të kërkoni dorëheqjen. Nuk kërkohet me mocion me debat, por me mocion mosbesimi. Duhen 28 deputetë, e kapin këtë numër se aq i kanë. Sipas ligjit duhet të sjellin firmat dhe kandidatin për kryeministër. A e sillni dot Sali Berishën si kandidat për kryeministër? Edhe hajde ta marrim në shqyrtim. Po nuk mund të shkosh në mocion me debat dhe të kërkosh dorëheqjen e qeverisë. Kemi kaq vite në pushtet kjo opozitë nuk ka ardhur me mocion mosbesimi le të vijë tani”, u shpreh ai.

Ndër të tjera tha se PD-në nuk e cilëson si përfaqësuese në diskutimet për çështjet që lidhen me protestën.

“Nuk e qas partinë e Sali Berishës si përfaqësuese për çështje që lidhen me protestën. Kjo parti për këtë protestë është e vetmja në vend që nuk duhet të flasin. Kjo parti është një parti që një zot e di si ka përfunduar në këtë derexhe që u thotë protestuesve mos ja përmendni emrin kryetarit dhe pastaj dërgon njerëzit në protestë”, tha Balla. /CNA

 





Lajmet e fundit nga