web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacionet e BKH-së pa Policinë e Shtetit/ Braho tregon arsyet

3 Korrik 2026, 11:15, Aktualitet CNA

Operacionet e BKH-së pa Policinë e Shtetit/ Braho tregon arsyet

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e tij për veprimtarinë vjetore të 2025-ës, është pyetur edhe për operacionet e BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit.

Braho tha se në vitin 2025 referimet penale nga policia kanë qenë në rritje, por pritet më shumë nga policia.

Më tej, drejtuesi i SPAK-ut duke u ndalur te veprimet e BKH-së tha se janë veprime procedurale që i lejon ligji dhe nuk synon zëvendësimin e Policisë së Shtetit.

 

 

“Gjatë 2025, referimet penale janë rritur në SPAK. Dhe gjatë 2026 kemi pasur referime. Kemi vlerësim të madh për Policinë e Shtetit. Ndonjëri prej tyre mund të ketë probleme me ligjin, apo dyshojmë ne se mund të ketë.

Ne presim më shumë nga Policia e Shtetit. Veprimet që mund të kryejë BKH janë veprime procedurale që ligji ia lejon BKH-së. Pengesat mund të vijnë për shkak të mungesës së infrastrukturës operacionale. Nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por veprimet e BKH-së pa policinë janë një praktikë që e kemi parë edhe në institucionet homologe me të cilat bashkëpunojmë”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga