web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis marshimi i protestuesve/ Destinacioni, komisariati nr.3 në kryeqytet

2 Korrik 2026, 22:11, Aktualitet CNA

Protestuesit janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Sipas fjalimeve të tyre para Kryeministrisë, marshimi do të jetë drejt Komisariatit nr.3 ku raportohet se ndodhen një pjesë e protestuesve të shoqëruar para Parlamentit.

Në protestën e sotme është bërë thirrje vazhdimisht për lirimin e tyre dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se ky është tubimi i 33-të që mbahet kundër qeverisë dhe kërkohë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë në pankartat e protestuesve nuk mungojnë edhe mesazhet kundër të gjithë klasës politike. /CNA





Lajmet e fundit nga