web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet në protestë/ QSUT dhe "Trauma" me reagim zyrtar për efektivët dhe protestuesit e plagosur

2 Korrik 2026, 17:02, Aktualitet CNA

Përplasjet në protestë/ QSUT dhe "Trauma" me reagim

Përplasje të ashpra janë zhvilluar në protestën e sotme para Parlamentit. Si pasojë mbetën të plagosur punonjës policie dhe protestues të cilët u trajtuan me ndihmë mjekësore në QSUT dhe në spitalin e Traumës.

Sipas reagimeve zyrtare, në Urgjencën e Spitalit të Traumës gjatë ditës së sotme morën trajtim mjekësor 14 efektivë policie dhe 2 protestues. 4 prej efektivë po vazhdojnë të trajtohen. Pjesa tjetër, efektivë dhe protestues janë larguar pasi kanë marrë shërbimin.

Ndërkohë, në QSUT u trajtuan 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Bëhet me dije se të gjithë kanë lënë ambjentet spitalore. /CNA





Lajmet e fundit nga