web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Ja kush është më e votuara te gratë dhe më i votuari te burrat

2 Korrik 2026, 15:49, Aktualitet CNA

Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Ja kush është më e

Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë, 14 prej të cilëve janë zgjedhur për herë të parë. Procesi i votimit për Kryesinë e PD-së u zhvillua ditën e djeshme, teksa numërimi përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga kandidatet gra, Ilda Zhulali ka rezultuar më e votuara, me 211 vota.

Më pas vjen Eda Grimçi me 177 vota, Edith Harxhi me 151 vota, Mimoza Hajdarmataj me 132 vota, Lili Sulaj me 124 vota dhe Floriana Garo me 114 vota.

Ndërkohë nga kandidatët burra më të votuar, listën e kryeson Grigels Muçollari me 170 vota. Pas tij vjen Ervin Minarolli me 167 vota, Fisnik Qosja me 158 vota, Gjin Gjoni me 150 vota, Dorian Teliti me 132 vota, Atird Hoxha me 124 vota, Ilir Alimehmeti me 122 vota dhe Keltis Kruja me 115 vota. /CNA

 





Lajmet e fundit nga