VIDEO/ Çmendet deputeti: Partia Socialiste do t’ju mbysë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido në një moment de...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido në një moment de...

Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në vend do të arrinte vendet e Ballkanit perëndimor, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja, që e kishin në atë kohë rrogat 30-50% më të lartë sesa ne.
Paga mesatare mujore në vend vërtet është rritur, duke arritur në 860 euro bruto për vitin 2025, por edhe të tjerët nuk kanë mbetur në vend. Në Serbi, paga mesatare mujore bruto ka arritur në 1290 euro, në Bosnjë Hercegovinë 1245, në Mal të Zi 1203 euro, në Maqedoninë e Veriut, 1100 euro, sipas një publikimi të mëparshëm të Monitor bazuar mbi të dhënat zyrtare nga agjencitë statistikore të vendeve përkatëse.
Deri tani gara për të punësuarit ka qenë e humbur, teksa pagat në vendet e rajonit vijojnë të mbeten 30-50% më të larta sesa në Shqipëri.
Në fakt, kryeministri e ka mbajtur premtimin, por vetëm për veten dhe presidentin e vendit.
“Monitor” në bashkëpunim me korrespondentët e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor raporton pagat e niveleve të larta të qeverisjes, si presidenti, kryeministër në të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria kryesojnë listën, për pagat, ndërsa Shqipëria është absolutisht e para për pagën e drejtuesve në raport me pagën mesatare në vend.
Në Shqipëri, Presidenti ka një pagë mujore bruto prej 425 mijë lekë, ose 4,470 euro me kursin aktual. Paga e tij është 5.2 herë më e lartë sesa rroga mesatare në vend.
Kryeministri shqiptar ka një pagë mesatare mujore bruto prej 393 mijë lekësh, ose 4130 euro. Paga e tij është 4.8 herë më e lartë se ajo mesatare në vend dhe më e larta nga të githë kryeministrat e Ballkanit.
Në Bosnjë Hercegovinë, struktura administrative është e komplikuar. Bosnjë dhe Hercegovina nuk ka një President të vetëm të shtetit. Në vend të kësaj, ajo drejtohet nga një Presidencë treanëtarëshe, e cila përfaqëson tre komunitetet kryesore etnike të vendit. Vendi ka dy kryeministra, nga një për secilin prej dy entiteteve të saj: Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikën Srpska. Për kryeministrat, paga mesatare bruto (e llogaritur si mesatare e dy pagave) është rreth 4 mijë euro dhe për presidentët, mesatarja është rreth 4600 euro, më e larta në Ballkan. Megjithatë, në raport me pagën mesatare në vend, difernca është më e ulët se me Shqipërisë (përkatësisht 3.7 herë për presidentin dhe 3.2 herë për kryeministrin) për shkak të rrogës më të lartë në Bosnjë Hercegovinë.
Për pagat neto, presidenti dhe kryeministri shqiptar kryesojnë Ballkanin, pasi Bosnjë Hercegovina ka një ngarkesë më të lartë fiskale. Paga neto e presidentit shqiptar është rreth 320 mijë lekë, ose gati 3400 euro, përkundrejt 3 mijë euro mesatarja presidenciale në Bosnjë.
Kryeministri shqiptar është absolutisht më i paguari, pasi merr neto 302 mijë lekë, ose gati 3200 euro, përkundrejt 2600-2700 euro të kryeministrave të Bosnjës. Madje kryeministri shqiptare ka një pagë neto më të lartë se pagat bruto të shumicës së homologëve në Ballkan.
Vendet e tjera të Ballkanit, ndonëse kanë paga mesatare më të larta janë më modestë në shpërblimet e drejtuesve të lartë, që udhëheqin politikat e vendit.
Në Mal të Zi, presidenti ka një pagë bruto prej 2700 eurosh, ose 2.2 herë mbi pagën mesatare të Malit të Zi. Në nivele të ngjashme e ka pagën dhe kryeministri i vendit.
Serbia është shteti që ka arritur të ketë pagën mesatare më të lartë bruto në rajon, por që në kontrast i paguan më pak drejtuesit e vendit. Presidenti ka një pagë bruto prej 338 mijë dinarë, ose 2,740 euro, vetëm 2.1 herë më shumë se paga mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bruto prej 282 mijë denarësh, ose rreth 2300 eurosh, 1.8 herë mbi pagën mesatare në vend.
Në Maqedoninë e Veriut nuk janë të deklaruara pagat, por mediat kanë raportuar se presidenti dhe kryeministri marrin secili nga rreth 140 mijë denarë maqedonas neto, që i korrespondon një page bruto prej 206 mijë denarë, ose rreth 3300 euro, ose tre herë mbi pagën mesatare në vend.
Në Kosovë, paga bazë mujore bruto e presidentit është 1980 euro, ose 1.64 herë mbi pagën mesatare në vend. Kryeministri ka një pagë bazë po bruto prej 1870 euro (1.55 herë mbi pagën mesatare).
Pagat e drejtuesve në raport me mesataren
Shqipëria është vendi ky presidenti dhe kryeministri kanë diferencën më të lartë me pagën mesatare në vend, me rreth 5 herë më shumë. Diferenca e dytë më e lartë është në Bosnjë Hercegovinë, me 3.2-3.7 herë. Më pas renditet Maqedonia e Veriut, me rreth 3 herë, e ndjekur nga Kosova me 2.6-2.8 herë. Në Mal të Zi pagat e drejtuesve të lartë janë 2.2 herë mbi atë mesatare dhe në fund renditet Serbia, ku drejtuesit marrin më pak se dyfishi i mesatares.
Ndërsa Serbia ka pagën mesatare mujore më të lartën në Ballkan dhe 50% më shumë se në Shqipëri, presidenti dhe kryeministri shqiptar kanë paga përkatësisht 63% dhe 80% më të larta sesa homologët serb./Monitor.al
Kapacitetet e dobëta dhe fragmentimi institucional mbetet ...
Ka përfunduar protesta e 32-të e qytetarëve kundër qeveris...
Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar t...
Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar t...
Protestuesit po marshojnë në rrugët e Tiranës pasi protest...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për kreun e Këshill...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka komentuar mbrë...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka komentuar procesin e zgj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Qytetarët kanë paralajmëruar në tubimin e sotëm para Kryem...
Vijon protesta kundër qeverisë në sheshin para Kryeministr...
Thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” kanë tejkaluar kufijtë e b...
Protestuesit janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Ko...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demo...
Mbahet sot protesta e 32-të kundër qeverisë. Protestuesit...
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi ka dhënë argum...
Propaganda e Veliajt sot po tenton të shpallë humbjen fito...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 16 korrik rekursin e is...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ishte i p...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...