web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Kush është Julia Emiri?

1 Korrik 2026, 22:47, Aktualitet CNA

Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Kush

Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Emiri ka siguruar 207 vota, kundrejt kandidates tjetër në garë, Silva Hasajt e cila mori vetëm 83 vota.

Julia Emiri është aktore me profesion dhe prej disa vitesh është e angazhuar në Partinë Demokratike.

Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Kush

Ajo është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në grupin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke qenë pjesë e protestave dhe nismave qytetare në mbështetje të kësaj çështjeje. 

Në maj 2026, ajo mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku theksoi rëndësinë e angazhimit qytetar dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Emiri u shpreh se çdo qytetar duhet të marrë pjesë aktive në vendimmarrje dhe të mos lejojë që interesi i pakicës të përcaktojë fatin e vendit. Ajo nënvizoi nevojën për përgjegjësi qytetare dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikat që ndikojnë jetën dhe të ardhmen e komunitetit.

Ndërkohë bëhet me dije se ka nisur procesi i numërimit të votave për 20 anëtarët e Kryesisë. Votimi bëhet i ndarë nga 15 kandidate gra do të zgjidhen 6, nga 25 të rinj do të zgjidhen 6, ndërsa nga 21 burra do të përzgjidhen 8 prej tyre.

Ndërkohë gjatë javës së ardhshme, pas procesit të zgjedhjes së Kryesisë dhe konstituimit të saj, do të zgjidhen nënkryetarët dhe Sekretariati. /CNA





Lajmet e fundit nga