Atentati që i mori jetën Kudret Saliajt/ Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë për autorin
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit l...

Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Turqi, që mbahet javën e ardhshme, planet e aleancës për samitin në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në pikëpyetje.
Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga burimet se Tirana nuk përmendet në draft-deklaratën për samitin e NATO-s - që mbahet në Ankara javën e ardhshme, si vend ku do të mbahet samiti i radhës.
Ndërkaq, agjencia "Reuters", tha se mbajtja e samitit në Tiranë është vënë në pikëpyetje për shkak të rezistencës nga administrata amerikane dhe pakënaqësia në mesin e shteteve aleate me shpenzimet e ulëta për mbrojtje nga Shqipëria.
Mospërmendja e Shqipërisë në draft-deklaratën vjen teksa anëtarët europianë të NATO-s synojnë t’i dëshmojnë presidentit amerikan, Donald Trump, në Ankara se kanë bërë përparim sa u përket zotimeve për shpenzimet për mbrojtjen dhe synojnë të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë me udhëheqësin amerikan.
Një nga burimet e Reutersit tha se shpenzimet për mbrojtje të Shqipëri janë të tilla sa po të mbahej samiti i NATO-s në këtë shtet më 2027, Trump mund të zemërohet.
Megjithatë, Qeveria shqiptare tha se ka miratuar ndryshime në buxhetin për vitin 2026, sipas të cilit, rreth 110 milionë euro shtesë do të ndahen për sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha për mediat të mërkurën se, përmes ndryshimeve në buxhet, qeveria do të përmbushë angazhimet që Shqipëria ka në raport me NATO-n.
“Përmes këtij akti normativ, për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 miliardë lekë [rreth 110 milionë euro] shtesë duke garantuar që financimi i Mbrojtjes të shkojë në 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me objektivat dhe nevojat që ka ushtria për modernizim dhe rritje të kapaciteteve të saj”, tha ai.
Akti normativ që detajon ndryshimet në buxhet ende nuk është publikuar, por që ekzekutivi shqiptar tha se e ka miratuar më 30 qershor.
Në buxhetin për vitin 2026, sektori i mbrojtjes, sipas aktit normativ përfitoi 58.9 miliardë lekë (625 milionë euro) ose 2.12 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes gjysma e buxhetit shkon për investime kapitale që synojnë modernizimin teknologjik, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes ‘Made in Albania’ dhe digjitalizimin e njësive luftarake.
Ndërkaq, të pyetur për draft-deklaratën e NATO-s, një zëdhënës i qeverisë shqiptare tha se "draftet janë drafte, jo vendime". Kjo draft-deklaratë po negociohet ende dhe mund të pësojë ndryshime.
Shtëpia e Bardhë nuk deshi të komentonte, ndërkaq një zyrtar i NATO-s tha se nuk do të komentojnë për këtë çështje tani.
Në vitet e fundit, deklaratat zyrtare të samiteve të NATO-s kanë pasur referencë të qartë për vendin e samitit pasues. Në samitin në Hagë të mbajtur vitin e kaluar, udhëheqësit thanë në deklaratën e tyre se “mezi presim të takohemi në Turqi më 2026 dhe më pas në Shqipëri”.
Në të njëjtin samit, udhëheqësit e NATO-s iu përgjigjën kërkesës së Trump-it që të zotohen për 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në shpenzime të mbrojtjes brenda një dekade.
Shtetet kanë premtuar se do të shpenzojnë 3.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për çështjet bazë të mbrojtjes – si trupat dhe armët – ndërkaq 1.5 për qind në masa të tjera të lidhura me mbrojtjen, sikurse siguria kibernetike.
Derisa shumë shtete të NATO-s kanë rritur buxhetet e tyre për mbrojtjen në muajt e fundit, disa shtete ende nuk e kanë përmbushur qëllimin paraprak të shpenzimeve për këtë fushë deri në 2 për qind.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha më herët gjatë këtij muaji se pothuajse të gjitha shtetet e aleancës e kanë arritur synimin prej 2 për qind.
“Vitin e kaluar, Shqipëria, Çekia, Sllovenia nuk e arritën këtë, por janë të përkushtuara që shpenzimet t’i rrisin mbi 2 për qind këtë vit”, tha ai.
Një diplomat europian tha se Shqipëria ende mund të jetë mikpritëse e samitit.
“Ata po i rrisin shpenzimet, të shohim se çfarë do të prodhojë kjo”, tha diplomati, duke shtuar se “unë ende besoj se samiti i radhës do të jetë në Shqipëri”./REL
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit l...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë në detyrë kreun e B...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka folur në seancën...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i prani...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në seancën e sotme dëg...
Në kuadër të ndryshimeve që po bëhen kohët e fundit në rad...
I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformë...
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Klodjan ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bas...
I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformë...
Disa nga pjesëmarrësit në protestë kanë dorëzuar ditën e s...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka qenë i pranishëm ditën e...
Anëtari i klanit “Duka”, Ilir Selmani, është shoqëruar dit...
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një informacion të përdi...
Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nis...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri sot një a...
Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë edhe në ditën e ...
Një nga protestuesit që u shoqëruan sot në Komisariatin nr...
Një incident është shënuar gjatë protestës së kësaj të mar...
Reshjet e dendura të kësaj të marte janë shoqëruar me erë ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...