web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sistemi i mbledhjes së të dhënave, defektoz"/ Çela: Në raportet vjetore, duhet thellim te krimi zgjedhor

1 Korrik 2026, 13:37, Aktualitet CNA

"Sistemi i mbledhjes së të dhënave, defektoz"/

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka folur në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij, Çela tha se trajnimet për hetimet e krimeve zgjedhore do të forcojnë më tej kapacitetet operacionale në prokurori dhe polici.

Kryeprokurori deklaroi se sistemi i mbledhjes së të dhënave është relativisht defektoz. Po ashtu, duke u ndalur te raportet vjetore të prokurorive, Çela tha se kanë nevojë të thellohen te krimi zgjedhor.

 

Trajnimet për hetimet zgjedhore do të forcojnë më tej kapacitetet operacionale në sistemin e prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.

Përvoja ka treguar se është e rëndësishme të ketë koordinim të shpejtë për parandalimin. Prokuroritë kanë trajtuar raste të referuara dhe kanë bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse. Duhet një sistem i konsoliduar ku referimet të jenë cilësore dhe bashkëpunimi efikas.

Sistemi ynë i mbledhjes së të dhënave është relativisht defektoz. Në raportet e punës vjetore që bëjnë prokuroritë ka nevojë të thellohen më shumë te krimi zgjedhor”, tha Çela./CNA





Lajmet e fundit nga