web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati që i mori jetën Kudret Saliajt/ Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë për autorin

1 Korrik 2026, 14:30, Aktualitet CNA

Atentati që i mori jetën Kudret Saliajt/ Gjykata e Lartë prish

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit lidhur me dënimin me burg përjetë për Mexhit Picarin.

Picari akuzohet për vrasjen e dhëndrit të tij Kudret Saliaj, në 4 qershorin e 2021-shin.

Gjykata e Lartë ka urdhëruar që çështja të gjykohet nga Apeli me një tjetër trupë gjykuese.

Ky vendim erdhi pas rekursit të bërë nga avokati A. C., i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e qershorit të 2021-shit. Në rekurs avokati kërkonte që edhe bashkëshortja e viktimës të dënohej si bashkëpunëtore në vrasje.

Për vrasjen e Kudret Saliajt, Gjykata e Apelit në vitin 2023 vendosi dënimin e Mexhit Picarit me burg përjetë dhe Dhurata Saliajt me 4.6 vite burg.

Mexhit Picari vrau me armë zjarri 41-vjeçarin Kudret Saliaj, vetëm pak minuta përpara zhvillimit të seancës së pestë gjyqësore të procesit të divorcit mes tij dhe Dhurata Saliajt.





Lajmet e fundit nga