web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat para Kryeministrisë/ Ambasada e SHBA-së, me thirrje për qytetarët amerikanë

2 Korrik 2026, 20:31, Aktualitet CNA

Protestat para Kryeministrisë/ Ambasada e SHBA-së, me thirrje për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin protestat në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" midis Sheshit "Nënë Tereza" dhe Sheshit "Skënderbej".

Në njoftimin e ambasadës thuhet se protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim dhe në qytete të ndryshme të vendit.

Gjithashtu më tej theksohet se ndërsa protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protestat mund të zgjerohen në zonat e afërta, duke përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare.

Mund të pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh, devijime dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestave.

Ambasada thekson se përparësi e qytetarëve duhet të jetë siguria e tyre personale. Gjithashtu ju bëhet thirrje të monitorojnë median lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet që duhen ndërmarrë sipas ambasadës amerikane:

-Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin demonstratat.

-Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth.

-Kufizo shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik.

-Monitoroni mediat lokale.

-Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje.

-Mbani një profil të ulët. /CNA





Lajmet e fundit nga