web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet në protestë/ Zëvendëspresidenti i PE-së: Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme

2 Korrik 2026, 18:03, Aktualitet CNA

Përplasjet në protestë/ Zëvendëspresidenti i

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe njëkohësisht eurodeputeti rumun, Nicolae Stefanuta ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale lidhur me tensionet dhe përplasjet e sotme mes policisë dhe protestuesve.

Stefanuta ka ndarë në “Instastory”, video nga incidentet e sotme në protestë, ndërsa shkruan “Dhuna e policisë ndaj protestuesve është e papranueshme”.

Përplasjet në protestë/ Zëvendëspresidenti i

Protesta u mbajt ditën e sotme para Kuvendit në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare ku u bë thirrje kundër qeverisë.

Tensionet nisën kur një pjesë e protestuesve hodhën vezë, miell, gurë dhe sende të tjera në drejtim të deputetëve dhe forcave të policisë. Efektivët ndërhynë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Nga përplasjet pati efektivë dhe protestus të lënduar. Gjithashtu pati edhe protestues të shoqëruar.

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh në një reagim se protesta e bukur e qytetarisë dhe atdhedashurisë ia ka lënë vendin një filmi të vjetër të konfliktit. /CNA





Lajmet e fundit nga