web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tubimi para Kryeministrisë/ Protestuesit vijojnë me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen

2 Korrik 2026, 20:59, Aktualitet CNA

Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë vijon prej gati dy orësh. Protestuesit vijojnë më thirrjet kundër qeverisë, ndërsa disa prej tyre kanë mbajtur fjalime në podium.

“Poshtë diktatura”, “Revolucion”, Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Lironi çunat”, "Rama jepe dorëheqjen", janë disa nga thirrjet e protestuesve në shesh.

Kujtojmë se ky është tubimi i 33-të që mbahet kundër qeverisë dhe kërkohë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë në pankartat e protestuesve nuk mungojnë edhe mesazhet kundër të gjithë klasës politike. /CNA





Lajmet e fundit nga