web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja e "21 janarit"/ Braho: Ende nën hetim, nuk e zgjidhim dot në këtë seancë

3 Korrik 2026, 10:45, Aktualitet CNA

I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi për veprimtarinë vjetore të vitit 2025, kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, u pyet edhe për çështjen e 21 janarit.

Braho tha se kjo çështje është ende nën hetim dhe nuk mund të japë detaje.

Drejtuesi i SPAK-ut u shpreh se e kupton ndjeshmërinë e rastit, por nuk është çështje që mund të zgjidhet në komision parlamentar.

Sa u përket pretendimeve të palëve, Braho tha se duhet t’i drejtohen SPAK-ut për të marrë përgjigjet që kërkojnë sipas Kodit.

 

Është çështje nën hetim dhe hetimet vazhdojnë. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit, por nuk e zgjidhim dot në këtë seancë. Nëse palët kanë pretendime t’i drejtohen SPAK-ut për të marrë përgjigje sipas Kodit”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga