Veliaj vijon zvarritjen e proceseve/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe avok...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe avok...
Muaji qershor ka qenë pesimist për ndërtuesit, teksa ata presin që porositë e klientëve në të ardhmen të bien, ndërkohë që edhe për çmimet është shtuar numri i atyre që presin rënie.
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Pakësimi i besimit të bizneseve të ndërtimit u përcaktua nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, ndërkohë aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.
Indeksi, që matet në kuadrin e indeksit të besimit të ekonomi u bën ndërtuesve pyetje të tilla si:
-Si ka qenë aktiviteti juaj ndërtues gjatë 3 muajve të kaluar?
-Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë aktivitetin tuaj ndërtues?
-Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?
-Si parashikohet ecuria e situatës së biznesit tuaj në të ardhmen
-Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?
-Në çfarë mase po e shfrytëzoni aktualisht kapacitetin tuaj prodhues?
-Si ka qenë gjendja financiare e firmës tuaj gjatë 3 muajve të kaluar?
Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një periudhë të caktuar.
Balanca e përgjigjeve për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -26.2, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi, në raport me ata që presin rritje. Balanca është përkeqësuar për tre muaj radhazi.
Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1.Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2.Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen).
Ndryshe nga muajt e kaluar, ku pavarësisht rënies së porosive, çmimet pritej të ishin në rritje, tashmë gjithnjë e më shumë ndërtuesit presin që tendenca të jetë në rënie.
Balanca e pyetjeve për çmimet vijon të mbetet pozitive, me 14 pikë në qershor, por me një tkurrje të theksuar në raport me muajin e mëparshëm, kur treguesi ishte 22 dhe shumë më poshtë se nivele prej rreth 30 pikë në mars dhe në prill.
Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit për ecurinë e çmimeve të banesave pohoi se ritmet e rritjes së çmimeve të banesave janë ngadalësuar, sidomos në kryeqytet. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 11.7% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 28% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025.
Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u raportua i pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë. Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025.
Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit.
Në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, vihet re se peshat e transaksioneve për të cilat çmimi i blerjes së pronës ka qenë i njëjtë ose deri në 5% më i ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi kanë peshë të ngjashme me gjashtëmujorin e parë.
Kërkesa pritet në rënie, por ndërtimet do vijojnë me ritme të larta
Ndonëse Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) që tashmë jep lejet për ndërtesat mbi 7 kate, ka dhënë vazhdimisht leje ndërtimi për kulla e resorte, nuk ka pasur transparencë se sa është sipërfaqja e dhënë për ndërtim në 2025-n dhe në 5 muajt e parë të 2026-s, pasi INSTAT nuk e raporton atë.
Një tregues indirekt janë të ardhurat e larta që po mblidhen nga taksat lokale, ku 50-60% e të cilës vjen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Nga taksat lokale, për periudhën janar maj 2026 janë mbledhur rreth 24 miliardë lekë të ardhura, me dyfishim nga e njëjta periudhë e 2025-s, ose rreth 12.7 miliardë lekë më shumë.
Bazuar në këto të ardhura, “Monitor” ka përllogaritur më herët se vetëm në 5 muajt e parë të vitit janë dhënë leje ndërtimi për rreth 2 milionë metra katror ndërtime, nga 2.5 milionë metra katror që ishin dhënë për gjithë vitin 2024,që deri tani mbante rekordin e lejeve në dekadën e fundit, duke treguar për një vijim edhe më masiv të ndërtimeve në vend, nëse do të bëhen të gjitha projektet, që tashmë rezultojnë se kanë paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë./Monitor.al
Protestuesit kanë mbërritur para Komisariatit nr.3 në krye...
Protestuesit janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombi...
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme përpla...
Incidente, tensione dhe përplasje janë regjistruar në prot...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me p...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim...
Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryem...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
Një ide e nisur nga i riu shqiptaro-amerikan me origji...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër e...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin L...
Mbahet sot protesta e 33-të kundër qeverisë. Protestuesit ...
Deputetja e larguar disa ditë më parë nga Grupi Parlamenta...
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe njëkohësisht...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Përplasje të ashpra janë zhvilluar në protestën e sotme pa...
Propaganda e 99-çave, avokatëve të Veliajt dhe mediat e ko...
Një grup protestuesit janë zhvendosur para Komisariati...
Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë, 14 ...
Partia Demokratike ka bërë një reagim zyrtar lidhur me për...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...