web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj vijon zvarritjen e proceseve/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

3 Korrik 2026, 13:13, Aktualitet CNA

Veliaj vijon zvarritjen e proceseve/ Shtyhet seanca në Gjykatën

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe avokati i tij, i pandehuri Plarent Ndreca, vijojnë skenarët dhe makinacionet për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

Në seancën e sotme në Gjykatën Administrative, i pandehuri Ndreca, i cili është dhe avokat i Veliajt nuk u paraqit. Për këtë shkak seanca u shty për më 24 korrik.

Plarent Ndreca nuk është paraqitur në seancën e sotme me pretendimin se ka fëmijën sëmurë. Veliaj është shprehur se nuk mund ta vazhdojë seancën në mungesë të avokatit.

Kryebashkiaku i Tiranës, i akuzuar për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, me anë të një padie qesharake kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror. 

Duket se përveç seancave në Gjykatën e Posaçme që i shtyn pambarimisht me lloj-lloj justifikimi dhe makinacioni, Veliaj ka nisur të përdorë të njëjtat taktika dhe në Gjykatën Administrative për të zvarritur procesin.

Një proces që në fakt në Administrative është nisur nga padia e bërë nga vetë ai.





Lajmet e fundit nga