web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moskompetenca e çështjeve/ Braho: Transferimi nuk është i paankimueshëm

3 Korrik 2026, 11:35, Aktualitet CNA

Moskompetenca e çështjeve/ Braho: Transferimi nuk është i

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë për veprimtarinë e vitit 2025, në Komisionin e Ligjeve, u pyet edhe për transferimin e çështjeve.

Braho tha se janë 46 çështje që në vitin 2025, janë transferuar nga prokuroritë e rretheve në SPAK për moskompetencë.

Drejtuesi i SPAK-ut tha se ky transferim nuk është i paankimueshëm dhe është gjyqtari paraprak ai që konstaton nëse është kompetencë dhe më pas e transferon te SPAK-u.

 

“46 numri i çështjeve që kanë ardhur nga prokuroritë e rretheve në Prokurorinë e Posaçme, çështje që janë pranuar.

Në pamje të parë, të transferimit të çështjeve duket i paankimueshëm, por nuk është i paankimueshëm sepse për çdo çështje do shkojë tek një gjyqtar dhe gjyqtari është ai pastaj që verifikon se si ka qenë kompetenca, si është zbatuar dhe është gjyqtari paraprak që nëse konstaton që çështja duhet të jetë në kompetencë të SPAK-ut, e transferon pastaj te gjykata e posaçme dhe gjykata e posaçme detyron prokurorinë të vazhdojë hetimet pikërisht ajo prokurori. Pra nuk është një vendimmarrje e paankimueshme, por nuk është e ankimueshme në atë moment.”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga