web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apostujt Pavli dhe Petro/ Mesazhi i Fortlumturisë: Sot njeriu është larguar nga Zoti

29 Qershor 2026, 10:05, Aktualitet CNA

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, ka drejtuar liturgjinë hyjnore në Kishën e Apostullit Pavël, në ditën e Apostujve Petro dhe Pavli. Në fjalën e mbajtur, Fortlumturia e Tij dha mesazhe për dashurinë ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit.

Kryepiskopi tha se sot njeriu është larguar nga Zoti dhe nga njëri-tjetri. Më tej, Fortlumturia u shpreh se nuk ka gëzim atje ku është e keqja, sa herë ndodhemi në të keqe apo kemi zilira nuk do të ketë gëzim.

Fortlumturia e Tij, Joani, ftoi për lutje ndaj dy apostujve për të shpëtuar Kishën.

 

Njerëzit që nuk duan Zotin nuk duan as njerëzit e tjerë. Vetëm ata që duan Perëndinë mund të marrin përgjegjësi për t’i mësiuar njerëzit e tjerë, për t’i shpëtuar njerëzit e tjerë. Sot që është larguar njeriu nga Zoti janë larguar dhe nga njëri-tjetri.

Nëse ndriçohemi nga Shpirti i Shenjtë do të njohim shumë gjëra që janë brenda nesh. Nuk ka gëzim atje ku është e keqja.

Sa herë jemi në të keqe, kemi zili, shpifje, nuk do të kemi gëzim. T’u lutemi dy apostujve të mëdhenj të shpëtojnë kishën tonë”, tha Fortlumturia e Tij.





Lajmet e fundit nga